Rama: Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës, protesta normale, s'flas për opozitën

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ?France 24? deklaroi se BE-së nuk i kushton asnjë qindarkë hapja e negociatave. I pyetur për protestën e opozitës, Rama u shpreh se në një vend demokratik kjo është normale, ndërsa shtoi se nëse nuk do të kishte rezultate konkrete KE nuk do të rekomandonte hapjen e negociatave.

Referuar deklaratave të Presidentit Macron për zgjerimin, Rama tha se nuk po kërkojmë që të hyjmë sot në BE, pasi është një rrugë e gjatë që i pret përpara. Pyetjes së gazetares nëse me hapjen e negociatave po kërkojnë para nga Europa, Rama iu përgjigj duke thënë se ?Nuk kërkojmë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës?. Largimin e të rinjve nga vendi, Rama e cilësoi si një gjë normale, pasi sipas tij edhe vendet që sot janë të pasura, dikur kanë qenë të varfra dhe lëvizja i ka zhvilluar.

Category

📺
TV

Recommended