Ora News - Kardinali Troshani dekorohet me titullin më të lartë "Gjergj Kastrioti Skëndërbeu"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, dekoroi sot me titullin më të lartë, "Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, Kardinalin Ernest Simon Troshani.

Motivacioni: ?Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit?

Ceremonia u zhvillua në Kishën e Shën Andonit në Laç, pas meshës së shenjtë të së martës.

Presidenti Meta e vlerësoi Kardinalin Troshani si simbol të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare.

Meta: Jemi këtu në kishën simbol të qendresës dhe lutjeve për të nderuar një nga simbolet e gjalla si rrallë kush tjetër të qendresës dhe lutjeve, një personalitet të spikatur të besimit katolik, një promovues universal të vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, Kardinalin Ernest Troshani. Dëshiroj të nderoj kardinalin e shquar me dekoratën më të lartë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Kjo dekoratë me emrin e madhështorit dhe të pavdekshmit, Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët siç do të shprehej Fan Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani si përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ja kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qendresës dinjitoze në shërbim dhe respekt të atdheut dhe kombit.

Kardinali Ernest Simon Troshani është një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikeve shqiptarë që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe marterizuan vetëm se shpirtin dhe veprën e tyre i kishin të lidhura me lirinë e besimit dhe ndërgjegjes. Është simbol i rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kardinali-troshani-dekorohet-me-titullin-me-te-larte-gjergj-kastrioti-skenderbeu