BOOM: Barnat me rimbursim të plotë nuk gjenden në farmaci

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hyrja në fuqi e listës së re të barnave të rimbursueshme, duket sa ka sjellë shumë probleme për kategoritë që përfitojnë. Gazetarët e ?Boom? zbuluan se një pjesë e medikamenteve të kësaj liste, më konkretisht ato që duhet të merren falas nga pacientët, mungojnë.

Por farmacistët thonë se në mungesë të alternativës së rimbursueshme 100% , mund të zgjedhësh për të njëjtin ilaç alternativën e dytë, e cila gjendet lehtësisht, por që për të, duhet të paguash.

Gazetarja: Kam këto ilaçet me rimbursim, acid valproik, 0.5 mg.ka?

Farmacistja: Jo, vetëm deparkina është që do paguash diferencën se ajo e para e listës nëqoftëse ka ardhur këtë muaj se s`ka qenë.

Gazetarja: Nuk ka qenë fare?

Farmacistja: Është mungesë që në ....

Gazetarja: Si kaluat? Doja të pyesja letrozol 2.5 mg ka?

Farmacistja: Po.

Gazetarja: Se janë nga këto ilaçet e rimbursueshme dhe më ka dërguar gjyshi që të pyes. Si është?

Farmacistja: Është alternativa që duhet paguar diferenca.

Gazetarja: Edhe sa duhet të paguaj?

Farmacistja: 28 mijë.

Gazetarja: 28 ?

Gazetarja: Përshëndetje, si kaluat? T`iu pyes pak për këtë ilaçin, dutasteride 0.5 mg.Ka?

Farmacistja: Jo, nuk ka. Është kjo.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-barnat-me-rimbursim-te-plote-nuk-gjenden-ne-farmaci

Category

📺
TV

Recommended