Ekspertët kontabël të Ernest&Yang hetime parave të krimit, Rama: Shumë shpejt rezultate konkrete

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ekspertë ndërkombëtarë do të vendosen në kryeqytetin shqiptar për të ndihmuar në luftën kundër pastrimit të parave, krimit dhe korrupsionit.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në goditjen e krimit, duke shtuar se kjo është një çështje që kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave.Kryeministri foli sot gjatë cermonisë për nënshkrimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh. Agjencia amerikano-gjermane ERNST & Young Gmbh do të asistojë Shqipërinë në luftën kundër krimit ekonomik dhe evazionit.

I njohur si drejtori i FBI, kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull. Goditja e krimit kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave. Për nga përmasat kjo është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperienca më e mirë ndërkombëtare për të ndërvepruar dhe koordinuar vazhdimisht.

Kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull.