Ora News - Deputeti gjerman i CDU-së: Shqipërisë duhet ti hapen negociatat me BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman, do t?i kërkojë kolegëve të tij gjermanë që të mbëhtesin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Hauptman tha se Shqipëria ka hyrë në një axhendë reformash dhe negociatat do të ndihmojë në vazhdimësinë e këtyre reformave. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin gjerman, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nënvizoi raportet miqësore mes dy vendeve si dhe theksoi se Gjermania është investitori më i madh në Shqipëri.

Mark Hauptman, deputeti gjerman i CDU-së së Merkel në Budastagun gjerman pas vizitës në Shqipëri, tha se do t?i sugjerojë kolegëve të tij hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Hauptman, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, përgëzoi qeverinë për axhendën e reformave që ka ndërmarrë dhe mendon se hapja e negociatave do të ndihmojë në vazhdimësinë e këtyre reformave.

Mark Hauptman: Nuk ka dyshim se kryeministri dhe qeveria janë nën një axhendë reformash. Duke parë këtë axhendë reformash unë dal në përfundimin se ne duhet të nisim negociatat me Shqipërinë, duhet ta fillojmë këtë proces bisedimesh. Unë do t'i këshilloj kolegët e mi të parlamentit gjerman ashtu edhe të grupit tim parlamentar për të filluar procesin e negociatave sepse nuk do të jetë fundi i axhendës së reformave por vetëm fillimi.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, falenderoi homologun gjerman duke vlerësuar edhe raportet miqësore të Shqipërisë me Gjermaninë si dhe theksoi se Gjermania është investitori më i madh në Shqipëri prej 30 vjetësh.

Taulant Balla: Gjermania është investitori kryesor në Shqipëri prej fillimit të viteve '90 dhe deri më tani. Janë më shumë se 1 miliard euro të investuara nga Gjermania në Shqipëri.

Mark Hauptman tha se në Shqipëri do të vijnë më shumë deputetë gjermanë për të parë ndryshimin që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën e reformave në të cilën ka hyrë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/-s