Veseli në Ora News: Në qershor presim liberalizimin e vizave, e kundërta damkë për BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lidershipi kosovar pret një lajm të mirë nga Brukseli në qershor lidhur me liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se vendimarrja e BE duhet të jetë e drejtë dhe fair në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan.

Veseli: Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është fair dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë.Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila ëshsë vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin.

Nëse dyert e BE-së mbyllen, për Veselin kjo do të ishte një damkë dhe për ta.

Veseli: BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE. Do të ishte një damkë dhe për BE në kuadër të atyre vlerave që promovon. Ne jemi besues në BE, do të anëtarësohemi në BE, punojmë çdo ditë për pjesën e reformave por në të njëtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e BE si familja e madhe pretendojmë të jemi nesër ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veseli-ne-ora-news-ne-qershor-presim-liberalizimin-e-vizave-e-kunderta-damke-be

Recommended