Report TV - Mbetjet urbane mbulojnë lagjen e ‘Kodrës së Strumit’ në Berat

  • 6 years ago
Prej më shumë se 15 vite banorët e lagjes ?Kodra e Strumit? në Berat përballen me problemin e mbetjeve të shumta të cilat hidhen pa kriter. Mbetjeve shpesh iu vihet zjarri çka shkakton mjaft probleme për shëndetin e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Bashkia e Beratit akoma nuk ka marrë asnjë masë për ta zgjidhur këtë problematik.

Pamjet tregojnë qartë që kjo lagje është kthyer në vend depozitim mbetjesh të ndryshme. Mungesa e kontenjerëve ka bërë që shpesh plehrave u vihet zjarri çka shkakton tym dhe erë të padurueshme.

Situata në lagjen Kodra e Strumit është problem për mbetjet që prej 15 vitesh, por Bashkia si dhe firma e cila është kontraktuar për të pastruar qytetin asnjëherë nuk ka shkuar në këtë zonë për të parë në lidhje problematikën e krijuar.