“Ekrani i artit” ne Shkoder

  • 6 years ago
"Ekrani i Artit" për të dytin vit në Shkodër. Një përzgjedhje filmash, dokumentarësh, videosh të shfaqur ndër vite vijnë në këtë festival, që do të nisë në 25 Maj.

Është një vazhdimësi e eksperiencës së vitit të parë. Filma autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë, që zgjuan interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.

Ndër synimet kryesore është ringjallja dhe riaktivizimi i rolit të kinemasë në qytetin e Shkodrës, një strukturë ekzistuese, e cila ndër vite ka humbur rolin e saj.

Tv Klan