Report TV - Delvinë, AKU bllokon 400 Kg produkte bulmeti

  • 6 years ago
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në fshatin Kalas të qytetit të Delvinës, ka bllokuar 400 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Vlorë gjatë inspektimit në këtë zonë kanë konstatuar një baxho, e cila ushtronte aktivitet të paligjshëm, në pronësi të: Ismail Kurra.

Operacioni u zhvillua nga AKU Vlorë. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte produkte bulmeti të pasigurtë, pa kushte higjieno-sanitare, pa raport analizë dhe në mungesë të dokumente të tjera shoqëruese.

Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e DRAKU -së Vlorë kanë marrë masën administrative me gjobë në vlerën e 400 000 lekëve, masën e sekuestrimit të produktit si dhe masën e menjëhershme të ndërprerjes së aktivitetit.