Ora News - "Luftë për drogë", Balla: PD lidhje me 613 kg kokainë, PD: Sulm për kanabisin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka paralajmëruar zhvillime të rëndësishme në ditët në vazhdim në lidhje me personat e lidhur me trafikantët e ngarkesës me 613 kilogramë kokainë, e cila u kap në Durrës në shkurt të këtij viti. Balla akuzoi se në këtë çështje janë implikuar persona të rangjeve më të larta të PD. Por në përgjigje, demokratët thanë se kryeministri është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë zhvillime të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar në lidhje me ngarkesën e 613 kg kokainë me persona të rangjeve të larta të PD.

Duke folur për audio përgjimin me të cilin opozita po akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Balla tha se kryetari i opozitës Lulzim Basha është futur nga Berisha në një valle të rrezikshme.

Sipas Ballës akuzat e opozitës nuk i bëjnë mirë Shqipërisë.

Balla: Tashmë kjo histori ka degraduar në një lojë "e ka kush e ka" autorësinë e përgjimit, Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka gazetari, ndërsa gazetari thotë që autorësinë e ka PD dhe ajo që po rrezikon të dalë nga kjo histori është që autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe në këtë histori Saliu po na del të dali me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.

Ndërkohë Lulzim Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim i cili tashmë duket ditën për diellë që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit të Brendshëm. Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë është futur nga Berisha dhe garipat e tij, të cilë tashm, dhe këtu flas për Sali Berishën e ka kuptuar fare mirë që ne e duimë se kush është e vërteta.

Për ti shkuar të vërtetës deri në fund thirrja ime sikruse ditën e parë është ndaj prokuroisë që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë në luftën tonë kundër krimit të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin, kushdo qoftë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/613-kg-kokaine-balla-prisni-ne-ditet-ne-vijim-basha-ne-nje-valle-te-rrezikshme