Report TV - Xhafaj shkon në Kuvend, pasi largohet opozita, përshëndetje me kolegë

  • 6 years ago
TIRANE-Fatmir Xhafaj ishte shkaku që opozita bllokoi sot punimet në Kuvend për rreth 60 minuta. Ministri i Brendshëm nuk ishte i pranishëm gjatë tensionit në seancën plenare, ku opozita kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa arriti pasi PD dhe LSI u larguan nga salla.

Report Tv sjell pamjet nga momenti kur Xhafaj u fut në Kuvend gjatë takimit me deputetin Sadri Abazi, deri te biseda me Niko Peleshin. Opozita kërkon largimin e tij, pasi e akuzon se mbrojti vëllanë nga drejtësia italiane, ku është dënuar me 7 vite burg, por Xhafaj deklaroi dje se as nuk e ka menduar largimin.

Category

📺
TV

Recommended