PD qellon me veze Ministrine e Brendshme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mesditen e se merkures opozita protestoi para Ministrise Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj.



Protestuesit hodhen parrulla kunder kryeministrit Rama e ministrit Xhafaj, ndersa qelluan me veze ndertesen e Ministrise Brendshme.



Nga kjo proteste erdhi edhe reagimi i pare i Partise Demokratike per deklaratat e kryeministrit Rama ne lidhje me ceshtjen Xhafaj. Nënkryetari i PD Edi Paloka theksoi se Rama zgjodhi te njejten strategji politike si ne rastin e Saimir Tahirit





?Kapet Tahiri ne krim do pergjigjet opozita, kapet Xhafaj ne krim do pergjigjet opozita dhe media. Ky shtet eshte , ky kryeminister eshte por sigurisht qe ne fund fare do pergjigjet ai. Ajo shprehja ky s?ka pare gje akoma eshte e vlefshme dhe per rastin Xhafaj. Rasti Xhafaj sapo ka filluar dhe ai do te pendohet shume shpejt per deklaratat qe beri sot.?  

Paloka foli edhe per qëndrimin e liderit te mazhorances ne raport me vertetesine e përgjimit te publikuar nga pd



?Kryeministri ka verifikuar nje përgjim qe sot eshte ne prokurori. Praktikisht i dha urdhër edhe tek prokurorja e vet qe ky përgjim nuk eshte i vertete. ?

Ndersa vendimi i vëllait te ministrit te brendshem per te shkuar ne itali per demokratet eshte vetem tregues se shteti ligjor nuk funksionon



?Imagjinoni c? shtet kemi, deklaron i denuari me burg qe une po iki vete ne Itali. Nderkohe qe duhet te ishte arrestuar  e ti ishin vene prangat?

Protesta e opozites zgjati rreth 60 minuta dhe ishte paqesore e pa incidente