Ora News - Ramazani nis nesër, ja çfarë duhet të kenë parasysh agjëruesit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Praktikanët e besimit mysliman nisin të mërkurën muajin e agjërimit, privimit me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit. Muaji i agjërimit mbyllet në 14 qershor dhe përfaqësues të komunitetit mysliman ndajnë sugjerimet e tyre ndaj besimtarëve që agjërojnë për herë të parë.

Ramazani është muaji i adhurimit ndaj Zotit, reflektimit për të qenë më të dashur dhe sakrificës për të qenë pranë të uriturve.

Një mysliman që do të agjërojë në këtë muaj duhet të përgatitet shpirtërisht për devotshmërinë e tij dhe fizikisht për shkak të privimit me vetëdije nga ngrënia dhe pirja prej agimit deri në perëndim të diellit.

Mëngjesi i së mërkurës, syfyri, duhet të konsumohet brenda orës 03:21, ndërsa iftari që është mbyllja e ditës së parë së agjërimit do të jetë mbrëmjen e së mërkurës në orën 19:59.

Për besimtarët myslimanë dhe përfaqësuesit e këtij komuniteti, muaji i Ramazanit i bën qytetarët më të ndjeshëm dhe më paqësor.

Ylli Cikalleshi: Agjërimi nuk është vetëm që njeriu të qëndrojë pa ngrënë dhe pa pirë gjatë ditës. Agjërimin më të mirë ne e konsiderojmë agjërimin që dhe me shqisat agjërojmë ndaj së keqes. Pra nëse jemi më të vetëpërmbajtur me gjuhën, shikimet, dorën, këmbën në raport sa agjërojmë me këto shqisa aq e kemi çuar në vend agjërimin.

Ylli Cikalleshi, kancelari i KMSH-së ka dhe dhe një sugjerim për ata që agjërojnë për herë të parë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ramazani-nis-neser-ja-cfare-duhet-te-kene-parasysh-agjeruesit