Report TV - Tiranë/ Hapin derën e shtëpisë por u plas tritoli, plagosen burrë e grua

  • 6 years ago
Një shpërthim i fuqishëm me mbi 150 gramë tritol ka ndodhur në orën 06:22 të mëngjesit në Tiranë pranë një shtëpie private.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Mëzezit në kryeqytet dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Shpërthimi është dëgjuar nga dhjetëra banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Burime mjekësore kanë bërë të ditur për Report TV se të lënduarit ndodhen në spital me disa dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.

Kryefamiljarët e plagosur janë Lulezim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeçe, të cilët po marrin mjekim në spital.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një konflikt pronësie, por po heton edhe për pista të tjera.

Shpërthimi ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në oborr dhe ka hapur derën e shtëpisë, ku mendohet se ishte vendosur tritoli.