Ora News - Lela: Ka një konflikt midis Tahirit dhe Xhafajt, me rëndësi çfarë prodhon kjo zien

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Alfred Lela i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se ka një konflikt të hapur midis ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrit aktual Xhafaj.

Pjesë nga deklarata:

Lela: Nëse duam të ndërtojmë edhe dyshimin e një lufte të brendshme politike edhe kjo i pranon kuotat e besueshmërisë. Ka një armiqësi të dukshme midis ish-ministrit Tahiri dhe zt.Xhafaj. Është shfaqur kjo me deklarata, gjuhë trupi, me qëndrime, me intervista, disa herë.

Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme, cili është zjarri që e gatuan këtë që po ndodh, por për mua është e rëndësishme çfarë nxjerrë në krye ajo që zien. Vazhdon të ketë një implikim të pushtetit me struktura paralele, ose hije të narkotrafikut. Kjo është për mua thelbi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lela-ka-nje-konflikt-midis-tahirit-dhe-xhafajt-me-rendesi-cfare-prodhon-kjo-zien