Ora News - Urdhri i Farmacistëve: Të rishikohen kriteret e kontratës për listën e barnave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa i gjithë zinxhiri i farmacive në vend ka pezulluar shërbimin deri në orën 16:00 në shenjë proteste, Urdhri i Farmacistëve në një takim me farmacistë në Tiranë kërkoi rishikimin e kritereve të kontratës mes Fondit dhe farmacive për listën e re të barnave të rimbursueshme.

Presidentja e Urdhrit, Diana Toma, tha se kriteret aktuale janë të pabazuara në ligj.

Toma: Sa i takon kritereve për lidhjen e kontratave me farmacinë, ne përsëri mbetemi në qëndrimin tonë që ato kritere duhet të rishikohen pasi ne i vlerësojmë kritere të pa bazuara në ligj. Problemet teknike nuk sqarohen plotësisht dhe saktësisht për eprorët e institucioneve apo më tej, kësaj here e vumë re një fenomen të tillë. Eprorët e institucionit të Fondit nuk ishin mirëinformuar apo informuar saktë lidhur me këto kërkesa. Kontrata ka pasur një sërë anomalish që së fundi e çuan subjektin farmaceutik në një mungesë frymëmarrje.Pikë shumë e kontestuar është ajo e kritereve.

Sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme që sjell për subjektet farmaceutike futja e listës së re të barnave me rimbursim që fatkeqësisht kanë ardhur duke u shtuar nga viti në vit dhe nuk janë më vetëm penalizime financiare me një dëmtim të drejtëpërdrejtë por edhe të tërthortë san i takon sistemit të tatim-taksave. Pasi farmacia pa bërë evazion fiskal nga aplikimi i çmimeve të këtij libri në mënyrë të drejtëpërdrejtë del si subjekt që bën evazion fiskal.

Në dakordësi u la të ngrihet menjëherë një grup pune me kryesimin e drejtorit të Fondit ku në përbërje të tij do të jenë përfaqësues nga rrjeti i hapur i farmacive, përfaqësues nga distributorë, nga përfaqësi farmaceutike që të gjendet një akt-përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/urdhri-i-farmacisteve-te-rishikohen-kriteret-e-kontrates-listen-e-barnave