Report TV - Dita e parë në 'arrest shtëpie', Tahiri në ballkon duke pirë cigare

  • 6 years ago
Duke lexuar dokumente, lajmet me laptop, duke tymosur cigare dhe biseda të herë pas hershme telefonike ka kaluar të dielën e parë në arrest shtëpie ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv sjell pamjet, ku ish-ministri për disa orë e ka qëndruar në ballkonin e apartamentit të tij në katin e tretë te 'Kodra e Diellit', ku prej pasdites së të shtunës nuk i lejohet të dalë pasi është me masë arrest në shtëpi.