Zbardhet urdhri/ Basha çel garën për zgjedhjet e strukturave në PD, ja kushtet për kandidatët

  • 6 years ago
Report Tv zbardh urdhrin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor në strukturat e degëve të PD në nivel grupseksioni dhe seksioni. Procesi do të zgjasë 45 ditë. Grupi i punës mblidhet në datë 14 maj, zgjedhjet në grupseksione duhet të mbahen jo më vonë se data 7 qershor, ndërsa për seksionet jo më vonë se data 30 qershor, ndërsa përcakton edhe kushtet për kandidatët.

Në urdhrin e shpërndarë për degët, Basha thotë se zgjedhjet bëhen sipas parimeve të reja bazuar te statuti i ri që u miratua pak ditë më parë në Kongresin e PD. Procesi zgjedhor, sipas kreut të PD bëhet me qëllim që të rifreskohen degët e partisë para zgjedhjeve lokale të 2019 me njerëz më të aftë të gatshëm për sfida, ndërsa shton se përballë kanë një qeveri të kriminalizuar.