Dy shfaqje interesante ngjiten në skenë këtë fundjavë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy histori të reja dashurie vijnë këtë fundjavë në teatrin eksperimental. Në salla të ndryshme ngjiten dy drama me pak aktorë, por me mesazhe të mëdha.



Milto Kutali e ka nisur rrugëtimin artistik të shfaqjes ?Hënat e fundme? më herët, edhe në shtëpinë e të moshuarve. Regjisori vë në skenë historinë e një të njeriu që jeton me dashurinë e gruas që është ndarë nga jeta vite më parë dhe dashurinë e djalit që tanimë ka krijuar familjen e tij.



Vepra e italianit është përkthyer në 29 gjuhë të botës, por i flet shoqërisë shqiptare po aq sa në gjuhën që u  krijua.



E ndërsa ?hënat e fundme? vjen si drama që përtej dashurisë fshihen sakrifica të mëdha, ? Këngët e dashurisë? së Laert Vasilit, na sjellin një shfaqje më romantike.



Laerti eksperimenton për herë të parë në zhanrin e teatrit muzikor, por nuk ka frikë nga kritika, pasi aktorët e gjithë detajet, i ka ndërtuar mbi këtë koncept të ri për teatrin.



Premierë tjetër këtë fundjavë në kryeqytet është edhe ?Gomari i Babatasit?, vepra e ?Gjergj Fishtës? që vjen në Tiranë pasi është përcjellë më herët në teatrin ?Migjeni?.

Recommended