Akuzat e PD për vëllain e Xhafajt, Lu: Rama të flasë në emrin e tij, ne do flasim në emrin tonë

  • 6 years ago
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ka komentuar për Report Tv akuzat e Partisë Demokratike për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimi i ambasadorit amerikane vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh nga foltorja e Kuvendit se nëse akuzat e opozitës do kishin përgjegjësi mbi ministrin, i pari që do fliste do ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Lidhur me këtë qëndrim të kreut të qeverisë, ambasadori amerikan, Donald Lu, jep këtë mesazh:

Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.

Ambasadori Donal Lu
Në anglisht:
?The Prime Minister should speak for himself and we will speak for ourselves. We are studying the allegations that have been made regarding Minister Xhafaj's brother." Ambassador Lu.

Opozita akuzon maxhorancën dhe veçanërisht ministrni e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se ka mbrojtur vëllain e tij, i dënuar me 7 vite burg për trafik droge në Itali, duke i shpëtuar ekstradimit përmes ndryshimit të nenit 491 në Kodin e Procedurës Penale.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit se akuzat e PD janë avaz i vjetër, ndërsa theksoi se nëse këto akuza për vëllain e Fatmir Xhafajt do kishin përgjegjësi për ministrin, të parët që do flisnin do ishin ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe përfaqësuesja e delegacionit të BE.

Recommended