Xhafaj: Opozita po më baltos pa argumente

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj iu përgjigj të mërkurën asaj që ai e quajti ?baltosje? të figurës së tij nga ana e PD me historinë e vjetër të dënimit të të vëllait në Itali para 15 vitesh.



Në një konferencë për shtyp, Ministri tha se nuk e kuptonte se cili ishte problemi i personalitetit të tij si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo çfarë ka bërë para 15 vitesh vëllai tij. Xhafaj tha se dënimi i të vëllait në Itali mbetet histori e tij personale.

?Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të...Historia e tim vëllai, e lidhur me një ngjarje të vitit 2002, kur ai ishte një 25-vjeçar i gjendur në vendin e gabuar dhe nën shoqërinë e njerëzve të gabuar, nuk e implikon as dje dhe as sot qeverinë ku unë bëj pjesë. Ajo ka qenë e mbetet një histori e tij personale dhe vetëm e tij.?

Xhafaj tha se lidhur me këtë çështje nuk ka çfarë t?u shtojë më shumë atyre çfarë ka thënë publikisht në 2002, 2005, 2010, 2016, 2017 dhe se askush nuk është mbi ligjin.

?Cilido në këtë vend, përfshi dhe mua apo familjarët e mi nuk është mbi ligjin. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se kjo qeveri nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt. As mua! Këtu jam dhe do jem, një qytetar i vendit tim që kurrë nuk ka shkelur e nuk do të shkelë ligjin, as për llogarinë time dhe as për llogarinë e të afërmve apo të njohurve të mi. Të tjerat janë politikë e llojit më të ulët dhe nuk janë puna ime.?Më herët gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike publikoi dosjen e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në të cilën thuhej se ai rezulton i dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Opozita tha se vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit në Itali, diktonte përgjegjësi politike për Ministrin Xhafaj, i cili duhet të japë llogari se përse nuk ka nisur procedurat për arrestimin e Agron Xhafajt./tvklan.al