Ora News - Akuzat e PD, Xhafaj: Historia e vëllait në 2002, nuk kam pasur asnjë ndikim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i konsideroi baltosje akuzat e Partisë Demokratike për vëllain e tij, duke theksuar se ngjarja për të cilën akuzohet ai ka ndodhur në vitin 2002 dhe procesi gjyqësor gjatë periudhës kur në pushtet ishte PD-ja.

Sipas Xhafajt, autoritetet italiane nuk kanë kërkuar dhe as dërguar asnjë shkresë zyrtarisht për këtë çështje.

Xhafaj: Sot, PD paketoi si zbulim të ri një çështje të risjellë dhe kjo ndodh sa herë që kundërshtarëve politikë ju duhet të luftojnë me baltë çka nuk luftojnë dot me atgumente si dje për reformën në drejtësi si sot si ministër i Brendshëm.Vendimi i gjykatës italiane i gjendur lehtësisht sot ka ridalë sot. Me sa duket, unë nuk duhet të bëjë gjë tjetër vetëm se të ripërsërisë veten.
Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali në kohën kur këta ishin në pushtet. Në asnjë rast, as kjo qeveria dhe as qeveria e tyre nuk janë kontaktuar zyrtarisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-ne-konference-mediat