Ora News - Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

4 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk vonon dhe menjëherë pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia nis procedurat për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Në një prononcim për median, avokati i Izet Haxhisë, tha: Jemi për të studiuar aktet e para. Pretendimi jonë është të rihapet dosja nga e para. Pasi hetimi dhe gjykimi i klientit tim për ngjarjen e 12 shtatorit është bërë në mungesë.

Avokati Fran Dashi nuk dha sqarime nëse Haxhia do të paraqesë prova të reja që do të mundësonin rihapjen e çështjes apo do mbështeste kërkesën vetëm në momentin procedurial të gjykimit në mungesë.

"Eshte shpejt të flasim"

Izet Haxhia, ish truproja e ish kryeministrit Sali Berisha u ekstradua dje nga Turqia. Aktualisht ndodhet në ambientet e burgut 302.

Ai kthehet në Tiranë 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998 por vetë Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë pjesëmarrjen në vrasje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izet-haxhia-kerkon-rihapjen-e-dosjes-se-vrasjes-se-azem-hajdarit