Report TV - Reagimet për ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia

  • 6 years ago
Pas 20 vitesh ekstradohet në Shqipëri Izet Haxhia. Ish-bodigardi i Sali Berishës mbërriti nga Stambolli në Rinas me një avion të ?Turkish Airlines? rreth orës 20:10 minuta. Në momentin e mbërritjes në aeroport nuk ishte asnjëri nga familjarët e Izet Haxhisë, por as avokati i tij Fran Dashi.

Pas mbërritjes në aeroport, i shoqëruar nga katër agjentë të INTERPOL, ai fillimisht u dërgua në Komisariatin e Policisë në Rinas për disa minuta. Më pas i shoqëruar nga eskorta e Drejtorisë së Burgjeve me dy makina të blinduara dhe një furgon i Forcave 'Shqiponja' të policisë u dërgua në paraburgim te burgu 302 te 'Mine Peza' në Tiranë.

Fillimisht nga policia u njoftua se Haxhia do të vendoset në burgun 313, por në fund u dërgua te 302 duke lënë të kuptohet se ishte një manovër për shkak të sigurisë. Ai do të qëndrojë në një qeli të veçantë, ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë, ndërsa ka qenë i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim.