Ora News - Nuk justifikon dot 1.7 mln lekë, gjyqtari Fatmir Hoxha mbrohet me kasetën e dasmës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, ishte gjyqtari i radhës që u thërrit nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në seancë dëgjimore. Komisioni kishte marrë në shqyrtim të tre komponentet e pasurinë, pastërtisë së figurës dhe profesonalizmit. Por ndërsa për profesionalizmin dhe pastërtine e figurës Hoxha u cilësua i përshtatshëm për të vijuar detyrën, KPK ka gjetur probleme persa i përket pasurisë së tij. Bëhet fjalë për një apartament në Tiranë në vlerën e 140 mijë eurove të blerë nga gjyqtari ne vitin 2011, një pjesë të së cilës afro 1. 7 milionë lekë që sipas KPK nuk justifikohen.

Por avokati mbrojtës I gjyqtari Julian Mërtiri, argumentoi se gjyqtari ka 27 vite punë , dhe se për blerjen e këtij apartamenti krahas kursimeve te mbledhura, kishte përdorur edhe nje kredi 5 milion lekë si dhe një borxhe të marrë nga kunati ne vlerën e 28 mije eurove.

Avokati beri një analizë të hollë të pasurisë së gjyqtarit duke përmendur kështu edhe dhuratat nga dasma e tij në vitin 2002, për çka dorëzoi edhe videon e martesës me pamjet kur të ftuarit dorëzojnë paratë.

Sipas avokatit pasuria e gjyqtarit është tërësisht e justifikuar ndaj ai kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-kushtetuese-ne-kolaps-sot-del-para-kpk-gjyqtari-fatmir-hoxha