Report TV - Fushë Krujë, ndalohet personi që u 'kap' nga kamerat pranë makinës së kosovarit

Report TV

by Report TV

2 views
Një person që është parë pranë makinës së djegur të Xhafer Osmanit në Fushë-Krujë është ndaluar nga Policia e Durrësit. Burime nga radhët e uniformave blu bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona pranë automjetit ku u gjet i vdekur dhe i shkrumbuar nga zjarri Xhafer Osmani. I pari është një person që ka mbushur një shishe me benzinë pranë karburanti ku u dogj makina dhe pavarësisht se s?ka lidhje me ngjarjen, është lënë në burg pasi në banesë iu gjet një armë zjarri.

Personi kryesor i dyshuar për këtë ngjarje gjithashtu është ndaluar. Emir i tij nuk bëhet i ditur, por është parë pranë makinës së djegur duke u larguar dhe po verifikohet nga policia. Ndërkohë në Tiranë ka ardhur edhe vëllai i Xhafer Osmanit. Ai ka shkuar pranë mjekësisë ligjore për të tërhequr trupin e vëllait i tij, i cili i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.