Report TV - Hetimet ndaj Konit dhe Kules për UT/ Report Tv zbardh raportin, ja abuzimet

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule për dyshimet e abzuimeve me paratë publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Për të hedhur dritë mbi mënyrën e administrimit të rektoratit dhe univesiteteve akuza ka administruar si provë dhe një raport auditi të kryer nga ministria e arsimit në lidhje me veprimtarin e Universitetit të Tiranës.

Sipas këtij raporti që mban firmën e Alqi Kushit, Mirela Bimos, Jeton Shehut, Iva Beliut dhe Bledar Biçokut, realizuar në periudhën 16 shkurt deri më 3 mars 2018, janë gjetur një sërë shkeljesh.

Grupi i punës e nis konstatimin e tij me mungesën e një rregulloreje për funksionimin e Universitetit të Tiranës, rregullore e cila sipas tyre ende s?është miratuar.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga ky grup është dhe ajo e zbatimit të ligjit për sinjalizuesit. Ku sipas raportit rektori ka nxjerr një urdhër që s?është në kompetencën e tij por është e drejtë e senateve akademike.

Ky raport nxjerr në pah dhe një skandal ku rezulton se prej korrikut 2017 sistemi elektronikë ku hidhen të dhënat e studentëve përfshi notat dhe mungesat nuk funksionin të paktën deri në mars 2018 kur është hartuar raporti kontrollit.

Por ky sistem konstatojnë ekspertët e ministrisë aktualisht bllokohet pasi rektori aktual i universitetit të Tiranës dhe kancelari kanë përplasje mes tyre dhe është ndërruar ëa e dhomës së serverit prej 15 shkurt 2017 dhe atë çelës e mban vetëm rektori.

Recommended