Report TV - 3 Maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Mediave

  • 6 years ago
Tre maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore të njeriut. Kjo ditë u kujton njerëzve se shumë gazetarë kanë gjetur vdekjen apo kanë rënë në burg për të sjellë lajmin tek publiku.

?Freedom House? e rendit Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias traidicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan. Ky seminar u zhvillua në Namibi në vitin 1991 dhe solli miratimin e Deklaratës ?Windhoek? mbi Promovimin dhe Pluralizmin e Medias.
Deklarata ?Windhoek? është krijuar për ruajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur, pluralist dhe të lirë. Deklarata thekson rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik.