Ora News - Thirrja e Sejkos: Mos konvertoni euro, do të pësoni humbje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mos konvertoni euro duke marrë shkas nga kursi i këmbimit pasi do të pësoni humbje. Ky ka qenë apeli i Guvernatorit të Bankës Gent Sejko për të gjithë agjendët që janë ndikuar nga zhvlerësimi i ndjeshëm iu monedhës europianë në krahasim me lekun shqiptar. Duke nënvizuar se është një luhatje momentale, Sejko shtoi se në treg ka edhe elementë spekulativë.

Sejko: Do i bëja thirrje të gjithë agjentëve ekonomikë që të mos bënin veprime të nxituara, paragjykuese mbi nivelin e kursit, pra të mos bënin këto veprime të nxitur nga oshilacionet e krusit të këmbimit pasi mund të pësojnë humbje. Forcimi i kursit të këmbimit përtej parametrave mund të jetë si pasojë e faktorëve spekulativë.

Në deklaratën për mediat, Sejko iu përgjigj edhe kërkesës së eksportuesve për të vendosur rregulla në situatën e krijuar nga euro, kërkesë kjo e bërë përmes Ora Neës.

Sejko: Për të gjithë eksportuesit, ne do të mbajmë kontakt me ta për ti shpjeguar në detaje strategjinë tonë për zgjidhjen e përdorimit të monedhës kombëtare dhe për të sqaruar që kjo strategji nuk ka objektiv ndikimin e kursit të këmbimit. Po kemi stabilitetin e cmimeve dhe inflacionin, një mbi cmim i tepër i kursit do të na ndikonte negativisht në objektivin tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirrja-e-sejkos-mos-konvertoni-euro-do-te-pesoni-humbje

Category

📺
TV

Recommended