Ora News - Parashikoi rezultatin e dy ndeshjeve të Superiores, FSHF i kërkon ndihmë Xhelal Mziut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar sot zyrtarisht z. Xhelal Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet, për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kërkesa e lëshuar nga FSHF:

"Federata Shqiptare e Futbollit fton Kryetarin e Bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu për të sjellë pranë FSHF-së çdo informacion që ai disponon në lidhje me dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, për të cilat ai është shprehur në media për përfundimin e tyre. FSHF i ka dërguar sot zyrtarisht z.Mziu kërkesën për bashkëpunim, për të ndarë çdo informacion që ai disponon në lidhje me ndeshjet për të cilat është shprehur. FSHF mbetet e hapur për bashkëpunim në ruajtje të integritetit të garës."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parashikoi-rezultatin-e-dy-ndeshjeve-te-superiores-fshf-i-kerkon-ndihme-xhelal-mziut