Ora News - Dokumentet për Tahirin, Ironia e Murrizit: Specifikoje. Nuk dum mall dum letra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit hetimor të ngritur për çështjen "Tahiri" akuzoi Ramën se po kërkon të pengojë punimet e këtij institucioni.

Shkak është bërë fakti sipas tyre që asnjë institucion "nga ato që marrin urdhrra nga Rama" siç tha Paloka nuk kanë sjellë asnjë material të kërkuar nga ky komision.

Edi Paloka: Kemi marrë përgjigje negative nga të gjitha institucionet që drejtohen nga Rama.

Shërbimi Informativ ka kërkuar kohë për dhënien e informacionit dhe ka mirëkuptimin tonë. Kryeministria nuk dha informacion as për materialet e paklasifikuara. Ministria e Brendshme ka kërkuar 60 ditë afat për dhënien e informacionit. Të gjithë institucionet kryesore që marin urdhra nga EdI Rama nuk kanë sjellë asnjë material në komision hetimor, megjithëse kanë kaluar dhe afatet që kanë caktuar. Unë e kam deklaruar para fillimit të këtij komisioni do zbatoj pikë për pikë kodin penal për ata që do të tentojnë të pengojnë dhënien e informacionit

Ndër të tjera fjalën e ka marrë deputeti Myslym Murrizi i cili me ironi tha se mos kryetari nuk ishte shprehur mirë dhe ministria e Brendshme ka kujtuar se në vënd të letrave kërkojmë mall nga Kolumbia

Myslym Murrizi: "Të gjithë institucionet e tjera nxjerrin si justifikim çerfitikatën e sigurisë. Në dijeninë tuaj sa nga 11 anëtarët nuk janë me çertifikatë sigurie? Ata nuk kanë prurë përgjigje sepse përgjigjet e shkresës që dërgon grupi armiqësor i PD-së nuk denonjnë ti përgjigjen, po të ishte dhe e juaja përgjigjja do të kishte qenë e menjëhershme

Këto ditë që ka kërkuar ministria e Brendshme që kërkon afat 50- 60 ditë ndoshta nuk keni qenë i qartë si kryetar se çfarë keni kërkuar

Se mos e kanë ngatërruar me ditët e ngarkesës që vjen droga nga Kolumbia në Durrës. Se për 50 ditë vjen ngarkesa nga Kolumbia çfarë keni kërkuar?!
Letra i ke kërkuar?! Po i ke kërkuar letra duken si shumë mos i ka ngatërruar me ngarkesë. Kërkoj që tia speficikosh Nuk dum mall dum letra.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dokumentet-tahirin-ironia-e-murrizit-specifikoje-nuk-dum-mall-dum-letra

Recommended