Ora News - Kurbin, makina bie nga ura, vdesin 3 të rinj. Ja vendi ku ra makina...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre të rinj humbën jetën, pasi automjeti me të cilin po udhetonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14 e 30 minuta në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa viktimat janë Juli Margjoni 22-vjeç banues në Kombinat Tiranë, Simon Kaza 20 vjeç dhe Bert Marku 17-vjeç që të dy banues në Mamurras.

Sipas të dhënave të rinjtë po udhetonin me një automjt tip Lancia me targa AA 389 MO nga Adriatiku në drejtim në supestrades Laç-Fushë Krujë, gjatë manovres për të shmangur një gropë drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Makina është rrokullisur disa herë, duke bërë që të rinjtë të marrin dëmtime të shumta dhe të humbin jeten në mënyre të menjëhershme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia dhe autoambulanca, ndërsa për nxjerrjen e trupave të viktimave nga automjete është dashur më shumë se 30 minuta, pasi makina kishte pësuar dëmtime të shumta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-kurbin-makina-me-tre-persona-ne-bord-bie-nga-ura