Report TV - Xhafaj në Korçë: Krimi i organizuar cenon sigurinë kombëtare

  • 6 years ago
Në Korçë u mbajt Forumi Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. Drejtori Vendor Lorenc Panganika prezantoi problematikat dhe punën e policisë lokale. Pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e Korçës iu përgjigjën drejtuesit e Policisë dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ju korçarët jeni nga më të shëtiturit që në origjinë dhe e dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe si funksionojnë disa gjëra jashtë nesh. E dini shumë mirë marrëdhënien që njerëzit kanë me policinë. Fakti që vetë qytetarët vendosen në ruajtje të qetësisë, të rendit, praktika të kësaj natyre, si kjo që ne po duam të ndërtojmë, janë të zakonshme në vendet e BE-së.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj
Duke u ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar, ai theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar.

Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin ?Forca e Ligjit?. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale.

Category

📺
TV

Recommended