Psikoseksologia ngre alarmin: Adoleshentët të rrezikuar nga pornografia online

  • 6 years ago
Adoleshentët shqiptarë përballen me rrezikun e pornografisë online për shkak të përdorimit masiv të smartphone-ve dhe komunikimit seksual mes tyre. Është ky alarmi që ngre psikoseksologia Besarta Taçi e cila bën thirrje që prindërit të jenë sa më të kujdesshëm për të kuptuar se pse fëmijët e tyre kërkojnë të përjetojnë seksualitetin në mënyrë virtuale, çka do tu sjellë atyre çrregullime seksuale në të ardhmen. Taçi ishte e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, për të diskutuar mbi Sexting, komunikimin online me përmbajtje seksuale që sipas studimeve, sa vjen dhe po shndërrohet në një fenomen të rrezikshëm jo vetëm për të rinjtë por edhe për të miturit.

?Sot adoleshentët shqiptarë janë përballë përdorimit dhe abuzimit të pornografisë online. Përdorimi masiv i smartphone-ve dhe bulizmi në shkolla janë elementë që ndikojnë në përjetimin e seksualitetit online. Prindërit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kuptuar disa tregues që sinjalizojnë që ka diçka që nuk shkon me fëmijët e tyre. Unë jam në kontakt me mësuesit të cilët janë ta alarmuar nga adoleshentë që gjithnjë e më shumë po përjetojnë seksualitetin e tyre në këtë mënyrë, çka për mua përbën një alarm?- tha Taçi.

Sipas psikoseksologes, sot gjithnjë e më shumë adoleshentët po shkëputen nga bota reale, duke përjetuar gjithçka, përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale, nëpërmjet virtualitetit, çka sjell pasoja dhe çrregullime tek ata kur të rriten.