Rudina/ Bes Kallaku surprizon Ijen, i vjen me buqete me lule ne studio (30.04.2018)

  • 6 years ago
Ajo është gjyshja më e famshme e rrjeteve sociale, e cila me sensin e saj të humorit ka bërë për vete shumë fansa.

Pak e dinë që emri i saj është Trëndafile Daci, pasi ajo është bërë e njohur si Ija e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina në Tv Klan për të folur për jetën e saj dhe marrëdhënien me Besin.

Por ndërkohë që Ija fliste në studio erdhi surprizë nipi i saj Besi me një buqetë me trëndafila për të. Ija e habitur u ngrit në këmbë kur pa Besin.

Bes Kallaku: Çfarë kujtove ti se do të lë vetëm?

Ija: Ti nuk më the që do vije.

Bes Kallaku: Ija nuk e dinte që unë do vija. Dhe i kam sjellë trëndafila sepse emri i saj është Trëndafile.

Category

📺
TV

Recommended