Ora News - Basha për kundërshtarët: Shtrij dorën për gjithsecilin që dëshiron të kontribuojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje kundërshtarëve të tij në parti që të bashkohen për të kontribuar, duke theksuar se ky bashkim nuk do të bëhet për pazare as për foto, duke shtuar se kishte zgjedhur të mos u përgjigjej akuzave të tyre edhe personale.

Basha: Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia të diktuara nga rrethanat. Kam dëgjuar mijëra demokratë muajt e fundit. Përvoja është një mësuese e dashur thoshte Frenklin. Unë kam besim tek ju se do ta kthejmë Partinë Demokratike në parti fituese. Gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale. Kam zgjedhur të jem më i duruar dhe i matur që të mos i përgjigjem sulmeve. Dua sot t'i shtrijë dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne për t'i kthyer këtij vendi shpresën. Dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare as për poza.

I lutem Zotit të më udhëheqë në rrugën e drejtë për të bërë më të mirën për popullin tim dhe për Partinë Demokratike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-kundershtaret-shtrij-doren-gjithsecilin-qe-deshiron-te-kontribuoje