Report TV - Aksident në Rrugën Levan - Fier, përmbyset makina, një i vdekur

  • 6 years ago
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksin Levan-Fier. Një makinë është përmbysur në rrugë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.

Nga informacionet e para, mësohet se personi i aksidentuar ndodhet brenda makinës. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur liqeni, ndërsa kanë shkuar zjarrfikësja dhe policia dhe po punojnë për të zbardhur detaje të tjera.