Report TV - Prokurorët që hetuan dosjet e nxehta pjesë e ‘Forca e Ligjit’, zbardhen emrat

  • 6 years ago
Pas marrëveshjes ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme firmosur më 2 shkurt 2018, Prokuroria përfundon procesin e përzgjedhjes së hetuesve që do të jenë pjesë e strukturës Task Forcë.

Deri në këto momente janë bërë publike emrat e prokurorëve të Fierit dhe Tiranës, të cilët do të jenë pjesë e Task Forcës së përbashkët hetimore, ndërsa Report Tv zbardh dhe emrat e Task Forcës së Krimeve të Rënda.

Report Tv jo zyrtarisht ka mësuar dhe emrat e prokurorëve nga Krimet e Rënda, që do jenë pjesë e Task Forcës, ku deri në këto momente dhe pse pa firmën zyrtare kanë kaluar Ervin Kondili, prokurori i 613 kg kokainë në Maminas, Ened Nakuçi, prokuror i dosjes Balili, Klodian Braho i seksionit të korrupsionit dhe Sonila Domi.

Në Fier janë përzgjedhur tre prokurore, përkatësisht Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu. Në Tiranë janë përzgjedhur pesë prokurorë, mes tyre Marjola Mërtiti, Ndini Tavani, Anisa Qilimi, Daniela Sula e Afërdita Ndoji.

Ndoji është dhe prokurorja e cila 48 orët e fundit u përfshi në hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike në Kamëz, ku gjatë një grabitje u vra shtetasi Agim Buci dhe në pranga ranë Vladimir Kurti me precedent penal dhe Ruzhdi Hode, si bashkëpunëtor në krim.

Recommended