Ora News - Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, tre prokurore marrin në dorë Fierin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre femra është vendosur të jenë pjesë e strukturës ?Forca e Ligjit? pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Nga pesë kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.

Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqëndrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/forca-e-ligjit-ja-kush-jane-tre-prokuroret-qe-marrin-ne-dore-fierin

Recommended