Ora News - "E domosdoshme që Europa të mos ju harrojë", mesazhi i Papa Gjon Palit II aktual dhe sot

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

25 vite më parë, vizita e Papa Gjon Palit të dytë në Shqipëri do të ishte një nga momentet më të rëndësishme dhe historike për vendin tonë, pasi për herë të parë një udhëheqës shpirtëror i katolikëve në botë shkel tokën shqiptare.

Për të përkujtuar këtë datë, kisha katolike në Shkoder kremtoi një meshë në kishën e ?Zojës së Këshillit të Mirë?, ku merrnin pjesë ipeshkvinjtë shqiptarë, presidenti i Republikës Ilir Meta dhe drejtuesit e dy komuniteteve fetare, atij ortodoks dhe bektashi.

Imzot Angelo Massafra u kujdes në fjalën e tij të përcjellë ato mesazhe për të cilat sot më shumë se kurre ka nevojë populli ynë, e që Ati i Shenjte u kujdes 25 vite më parë t?i ndante me shqiptarët, duke përkuar me festën e Zojës së Këshillit të Mirë, pajtores së popullit tonë.

Angelo Massafra: Me të drejtë kërkonte barazi, drejtësi, paqe dhe qetësi.

Kreu i shtetit tha se vizita e Papës ishte një rreze drite për Shqipërinë. Ai përsëriti mesazhin e bashkësive fetare për të luftuar imoralitetin dhe drogen.

Ilir Meta: Ishte një shpresë për një jetë më të mirë, ishte një mbështetje e fuqishme për të gjithë shqiptarët, ishte një shenjë e Zotit.

Meta përsëriti mesazhin e bashkësive fetare për të luftuar imoralitetin dhe drogën, ndërësa ritheksoi qëndrimin se shqiptarët janë të vendosur në rrugën e integrimit europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-domosdoshme-qe-europa-te-mos-ju-harroje-mesazhi-i-papa-gjon-palit-ii-aktual-dhe-sot

Category

📺
TV

Recommended