Report TV - E dashura franceze në Facebook: Izet Haxhia është dorëzuar dje në policinë turke

  • 6 years ago
Një ditë pasi Izet Haxhia do njoftonte se po vetëdorëzohej në policinë turke, e dashura e tij franceze konfirmon përmes një postimi në gjuhën shqipe në Facebook-un e tij, se ai ka kaluar natën e parë në qeli.

Ajo pretendon se ish-truproja i Sali Berishës është dorëzuar në policinë turke për efekt ekstradimi në Shqipëri, ku ndaj tij ka një dënim me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur në 12 shtator 1998.

Përballë një situate të tillë, e dashura e tij franceze ka përcjellë një letër publike për të përmes llogarisë personale në Facebook të Haxhisë. Patnerja e këtij të fundit shprehet se Izeti është i pafajshëm dhe sipas saj çdo shqiptar që e do drejtësinë është pranë tij. Ajo shkruan se "dashuria ime do përballet me kuçedrën".

Postimi i plotë në profilin e Izet Haxhisë nga e dashura franceze:

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit! Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty?

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund?

Recommended