Report TV - Efektivi i Policisë së Fierit i jep fund jetës me armën e shërbimit

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Komisariatin e Policisë së Fierit aty ku një efektiv policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Efektivi që ka humbur jetën është Kastriot Fafa. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, duke sqaruar se Fafa është gjetur pa shenja jete brenda në komisariat, ndërsa i është gjetur një plagë në trup e dyshuar nga armë zjarri. Nuk dihen ende motivet motivet që çuan efektivin e policisë drejt aktit të vetëflijimit.