Report TV - I jepet shtetësia fëmijës së parë afrikan, prindërit: Vajza jonë, një shqiptare krenare

  • 6 years ago
Për herë të parë në Shqipëri është regjistruar ditën e sotme një fëmijë afrikan, në ambjentet e konsullatës së Afrikës së Jugut në Tiranë, ku janë pritur nga konsulli Zenel Hoxha.

Fëmija quhet Lisa Erasmus dhe është vajza e dy prindërve afrikanë, Alecia Marias dhe Carel Stephanus Erasmus, të cilët prej dy vitesh jetojnë në Shqipëri.

Fëmija ynë lindi në Tiranë, në spitalin këtu në Tiranë. Dhe pas lindjes ne kuptuam se paskemi pasur kaq shumë punë për të regjistruar vajzën tonë si shqiptare. Ne nuk menduam për këtë si prindër, u kujdesëm për çdo gjë tjetër veç kësaj.

Alecia Marias, nëna e fëmijës
Carel Stephanus: Por tani ajo është një shqiptare.

Alecia Marias: Po një shqiptare krenare.

Edhe pse nuk ka statistika të sakta se sa afrikanë të jugut banojnë në Shqipëri, sipas Konsullatës një grup prej 60 individësh kanë zgjedhur Shqipërinë si vendbanimin e tyre dhe janë integruar mjaft mirë në shoqërinë shqiptare.