Report TV - Ish-kryeministri italian D'Alema në Shqipëri, merr dekoratën 'Nënë Tereza'

  • 6 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi, në një ceremoni të veçantë, ish-Kryeministrit të Republikës italiane, Massimo D?Alema, Dekoratën ?Nënë Tereza?.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushati, deputetë, ish-ministra, përfaqësues të trupit diplomatik.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen D?Alema për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të jashtëzakonshme në procesin e integrimit euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës vlerësoi edhe mbështetjen historike që Qeveria e drejtuar nga D?Alema dha për ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë si edhe ndihmën e jashtëzakonshme humanitare në mbështetje të një milionë qytetarëve të shpërngulur nga lufta.