Report TV - Deputeti i LSI-së nuk braktisi seancën si opozita/ Bitri: Nuk kaloj me PS

  • 6 years ago
Opozita e bashkuar braktisi sot seancën parlamentare, një ditë pasi Federica Mogherini i solli Tiranës lajmin e mirë të hapjes së negociatave me BE-në. Por kësaj nisme nuk i është bashkuar një deputet i LSI-së.

?Rebeli? ësht Robert Bitri, i cili ka qenë i vemti nga radhët e partisë së Monika Kryemadhit që nuk është larguar.

I pyetur nga Report TV se përse qëndroi në Parlament, Bitri u përgjigj:

Sepse mendoj që duhet të qëndroja sot, ditën e integrimit. Nuk i bashkohem PS. Qëndrova se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI

Robert Bitri
Bitri e kishte shkelur edhe më 3 prill vendimin e LSI për të braktisur komisionet parlamentare, në kuadër të mosbindjes civile të nxitur nga opozita.

Bitri asokohe u shpreh se nuk e kishte respektuar një vendim të tillë që vinte nga Lulzim basha, pasi basha nuk ishte kryetari i partisë së tij.

Mosbindja e deputetit ndaj partisë së tij, vjen në një moment kur LSI-së i është hapur një plagë e thellë në të gjithë vendin nga dezertimet e shumë këshilltarëve bashkiakë, që kanë kaluar në radhët e PS.

Recommended