Report TV - Pas apelit të Report Tv, vendosen barrierat mbrojtëse te 'Kthesa e Vdekjes' në Krrabë

  • 6 years ago
Pas apelit nga Report Tv autoriteti i Rrugëve ka marrë masa duke vendosur barriera mbrojtëse te "Kthesa e Vdekjes" pranë tunelit të Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan.

Për rreth 5 muaj kur kishte ndodhur aksidenti i parë, ku një automjet doli nga rruga dhe mori përpara barrierat, në këtë pjesë të rrugës që të çon për te tuneli, nuk ishte vënë dorë.

U desh aksidenti fatal i dy ditëve më parë i cili i mori jetën një gruaje, që autoritetet të merrnin masa dhe të riparonin barrierat e dëmtuara në vendin e quajtur tashmë si "Kthesa e Vdekjes". E vdekur mbeti Xhevaire Gurishta 55 vjeçe, ndërsa burri Imet Gurishta 60-vjeç mbeti i plagosur rëndë. Ata po udhëtonin nga Korça në drejtim të Tiranës për të bërë kimioterapinë me mjetin me targë AA544KO në momentin që ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë pas daljes nga tuneli i Krrabës.

Recommended