Report TV - Mogherini: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

  • 6 years ago
Komisioni Europian zyrtarisht rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Europian. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini u shpreh se Tirana dhe Shkupi me vendimin për rekomandimin për hapjen e negociatave e morën mesazhin inkurajues që prisnin, ndërsa shtoi se tani duhet të vijojnë thellimin e reformave që kanë ndërmarrë.

Duke u ndalur te Shqipëria, Mogherini dhe Hahn u shprehën se duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe korrupsionin në kuadër të reformave që kanë nisur. Përsa i përket kundërshtimit të Francës dhe Gjermanisë për zgjerimin, Mogherini u shpreh se ?nuk na takon neve të bindim këshillin. Rezultatet janë të dukshme, vendimi i sotëm bazohet në vlerësimin e progresit?.

Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecur mirë, sot KE vendos që të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë.

Federica Mogherini