Ora News - Nis "Fondi i Komunitetit" në Tiranë, kushtet për të përfituar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Tiranë ka marrë jetë projekti "Fondi i Komunitetit", i cili ka për qëllim transformimin e pallateve në kryeqytet. Një çift të moshuarish u bënë nismëtarë, duke nxitur edhe banorët e një pallati në njësinë 5, të aplikojnë për të përfituar nga fondi.

Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se, falë "Fondit të Komuniteteve", banorët kanë përfituar një pallat estetikisht më të mirë.

Erion Veliaj: "Projekti që ne sapo kemi inspektuar, jo vetëm që ka bërë nga ana estetike veshjen e pallatit, por ka bërë një termoziolim, që do të thotë që çdo familje ka ulur faturën e energjisë elektrike:si në dimër për ngrohje, ashtu edhe në verë për ftohje. Pra, në punë muajsh, investimi nxjerr veten e vet, vetëm nga kursimi që i ndodh faturës së energjisë elektrike."

Projekti do të shtrihet në të gjithë Tiranën, por më parë duhet që banorët të zgjedhin kryesinë dhe administratorët.

Erion Veliaj: "Ftesa ime për të gjithë banorët është që të bëhen bashkë, të zgjedhin një administrator, ky administrator vjen më pas tek ne në bashki dhe ne e bashkëfinancojmë për projekte si ky që kemi tani në sfond. Shikoni fare mirë kontrastin e një pallati me administrator dhe pa administrator."

Veliaj theksoi se deri tani, procesi i zgjedhjes së administratorëve ka ecur me ritme të kënaqshme, çka ka ulur ndjeshëm problematikat që shqetësonin banorët dhe të cilat kanë të bëjnë me çështjet e përditshmërisë së tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-fondi-i-komunitetit-ne-tirane-kushtet-te-perfituar

Category

📺
TV

Recommended