Ora News - Protestuesit e arrestuar të "Rrugës së Kombit" kërkojnë lirinë në Apelin e Shkodrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuksianet e arrestuar në Kalimash për protestën e dhunshme për taksën në Rrugën e Kombit kanë kërkuar lirinë.

11 protestuesit kanë depozituar ankimimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit permes, së cilës duan heqjen e masës ?arrest me burg?, dhënë javën e kaluar ndaj tyre.

Të arrestuarit bëjnë apel për liri, ndërsa masa për ta do të bëhet në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Po ashtu, vendimi i shkallës së parë është apeluar edhë nga 12 personat, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Masat për të gjithë këta persona pritet të shqyrtohet javën e ardhshme në Gjykatën e Apelit në Shkodër, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjet e Gjykatës së shkallës së parë Kukës.

Ora News ka mësuar se në apelimin e dorëzuar nga avokatët e mbrojtjes mes të tjerash ankimohet edhe fakti se vendimi i dhënë në Gjykatën e Tiranës , sipas tyre kjo është një shkelje ligjore pasi kompetente për shqyrtim është gjykata e Kukësit.

Gjithashtu mbrojtësit kanë pretenduar se arrestimi i protestuesve është i jashtëligjshëm ndërsa provat e paraqitura nga prokuroria siç janë edhe pamjet filmike nuk janë marrë konform Kodit të Procedurës Penale.

Sipas prokurorisë protestuesit akuzohen për kundërshtim me dhunë të punonjësve te policisë dhe shkatërrim të pronës. Por krahas priotestuesve prokuroria e Kukësit ka regjistruar edhe një procedim penal për efektivët e policisë per kryerje te veprimeve arbitrare.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protestuesit-e-arrestuar-kerkojne-lirine-ne-apelin-e-shkodres