BOOM: Dyqanet e shitjes së kafshëve shtëpiake nuk plotësojnë asnjë kusht

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët veterinerë në mënyrë të prerë ndalojnë bërjen e vaksinave për kafshët nga njerëz të pautorizuar.

Po ashtu ata ndalojnë edhe larjen e qenve të vegjël pasi ulet imuniteti.

Admir Graci: Jane shtuar dyqanet e pet shop-eve. Problemi kryesor eshte ardhja e ketyre kafsheve ne vendin tone. Qeni nuk duhet te ndahet me pare se 40 ditesh nga nena e tij. Themi keshtu sepse ne kete menyre ai ka pire qumeshtin e nenes, ka marrë antitrupat dhe ka nje shendet te plote. Deri ne mbylljen e ciklit jane gjithsej 4 vaksina. Ne menyre kategorike vaksinat duhet te behen nga mjeku veteriner. Qe te besh nje vaksine duhet te jesh i sigurt qe shendeti i kafshes eshte i plote. Larja ndikon ne uljen e imunitetit te tyre por edhe transporti dhe mirembajtja luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kafshes. Duke ardhur pastaj ne ambjentin ku do shiten ky ambjent duhet te jete i paster higjenik, me hapësira te bollshme per secilen kafshe duke patur parasysh moshen, rracen dhe masen trupore. Shume këlyshë ne vend te perbashket edhe mundesia infektive e tyre eshte shume e larte.

Por çfarë ndodh në fakt në disa nga pikat ku tregtohen kafshë shtëpiake?

Emisioni "BOOM"ka vëzhguar disa prej tyre, ku shitësit merrnin përsipër edhe larjen, madje edhe vaksinimin e kafshës.

Vëzhgimi në dyqanin 1

Gazetarja: Sa muajsh është?

Shitësja: Të gjithë janë 2 muajsh e 3-4 ditë.

Gazetarja: Ne e kemi për dhuratë, a mund ta lani e ta përgatitni?

Shitësja: Sigurisht!

Gazetarja: Po vaksinat i keni bërë?

Shitësja: Janë të bëra, janë në kartelë.

Gazetarja: Po vaksinat e tjera?

Shitësja: Ku të dojë, ndaç këtu, ndaç te veterineri

Gazetarja: Mund ti bëj ku të dojë, po çfarë çmimi kanë?

Shitësja: Dyqanet i kanë më lirë, veterinerët i kanë 7-8 mijë lekë më shumë, e pakta 5 mijë lekë më shumë.

Gazetarja: Edhe kur vijnë me vaksinë ne prapë ua përsërisim se themi ja kanë bërë, s'ja kanë bërë . Nuk i dihet asnjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-dyqanet-e-shitjes-se-kafsheve-shtepiake-nuk-plotesojne-asnje-kusht